Gjatë fjalës së tij nw Mbledhjen e Kwshillit Kombwtar, kreu i PDIU, Shpetim Idrizi iu përgjigj edhe deklaratave të kryeministri grek, Aleksis Tsipras pak ditë më parë, teksa tha se çështja çame nuk ekziston. Shpëtim Idrizi i konsideroi se deklarate arrogante ato të kryeministrit grek dhe sipas tij, Greqia është i vetmi vend që nuk i njeh minoritetet.
“Çështja çame ndodhet në një moment delikat. Më duhet t’i jap një përgjigje kryeministrit grek që tha me arrogancë se çështja çame nuk ekziston si dhe të tjerëve që thonë se janë në prag të një zgjidhje me Shqipërinë. Ne nuk çuditemi nga deklaratat arrogante tipike të një lideri në Ballkan si Cipras. Greqia nuk ka përzënë vetëm çamët, por edhe hebrenjtë dhe të tjerët. Greqia është i vetmi vend që nuk i njeh minoritetet. Pala shqiptare thotë se ne kemi folur për çështjen çame, por Greqia nuk pranon. Kaq? Kjo nuk mjafton. Ne i jemi adresuar ministrin Bushati me 16 pyetje për të sqaruar opinion publik se çfarë është diskutuar me palën greke”- tha Idrizi.