Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Cërrik. Administratori i një pike të këmbimit valutor është grabitur nga një person me armë.
Administratorit i janë grabitur paratë në makinën e tij. Ai kishte dalë nga banesa e tij në Cërrik dhe kishte vendosur paratë në pjesën e përparme të makinës së punës.
Në momentin që ka dalë nga makina një person i armatosur i ka rrëmbyer paratë.
Administratori i pikës së këmbimit valutor A.Ngjela ka deklaruar për policinë se kishte 14.ml lekë ne makine dhe po shkonte ne biznesin e tij ne Elbasan. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Informacion paraprak
Në lagjen nr.1, Cërrik, rreth orës 06.40 minuta, shtetasi A. N., 51 vjeç, deklaron se në momentin që ka futur lekët në makinë, në afërsi të mjetit një person i pa maskuar dhe me një armë dyshohet pistoletë i ka kërkuar lekët, ku dhe i ka marrë.
Menjëherë në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.