Pas deklaratës së presidentit grek, Pavlopulos se çamët kishin sjelljen e sunduesit dhe bashkëpunonin me nazistët, ka ardhur reagimi i kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi. Përmes një deklarate, Idrizi thotë se Greqia kurrë nuk tregoi një dokument apo një foto që vërteton se shqiptarët e Çamërisë kanë pasur lidhje me nazi-fashistët.
Kreu i PDIU shprehet se deklaratat janë të papranueshme dhe pret reagimin e kryeministrit Rama dhe te ministrit Bushati.
Deklarata e Idrizit
Ju harroni qëllimisht zoti Pavlopulos, se në vitet 1944-1945, janë vrarë barbarisht 2771 civilë nga Çamëria
Kurrë nuk treguat një dokument, një foto, një formacion të Shqiptarëve të Çamërise me nazi-fashistët.
Po pres reagimin zyrtar të kryeministrit shqiptar dhe të ministrit të jashtëm Bushati, te cilët bëjnë sikur nuk shohin e nuk dëgjojnë, këto deklarata të papranueshme, antihistorike dhe kërcënuese për integrimin europian të Shqipërisë.
Duhet ta harrojnë një herë e mirë kokat e nxehta të Athinës dhe idiotët e dobishëm të Tiranës se rruga e Shqiperisë drejt BE, kalon nga Greqia