Loading...

Bomba e rradhës për Xhafaj, i penduari i bandës së Vlorës, që ka dëshmuar në policinë e Fierit

Ngjarjet e fundit kriminale në Shkodër dhe veprimtaria antiligjore e disa prej grupeve kriminale që veprojnë në qytetet Shkodër, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, janë vetëm maja e ajsbergut, që duket dhe që po përpiqet të hetojë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në fakt ky ministër e ka treguar veten por edhe familjen e tij se është i lidhur kokë e këmbë me krimin dhe ska tagra moralë por as vullnet të plotë për të hetuar veprimtarinë kriminale, sidomos në zonën e Vlorës, prej nga e ka origjinën, por edhe në Fier.

Ajo që po ndodh në Shkodër është vetëm ajo që po duket në sipërfaqe, por bomba e rradhës dhe më e rënda pritet të plasë në qarkun e Vlorës dhe Fierit, aty ku krimi është shumë, shumë herë më i sofistikuar, se sa në qarqet e tjera të vendit.

E themi këtë pasi “Pamfleti” ka mësuar se një person anëtar i një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Vlorë, është penduar duke u paraqitur në policinë e Fierit për të treguar të gjithë veprimtarinë kriminale të grupit që operonte në trafikun e drogës, vrasjeve, rrëmbimet dhe zhdukjet e personit pa lënë asnjë gjurmë, e deri tek lidhjet e krerëve të bandës me zyrtarë të administratës dhe policisë së Vlorës.

Personi i penduar është nga Vlora dhe është paraqitur pak kokë më parë në Drejtorinë e Policisë së Fierit dhe jo në Vlorë, pasi sipas tij nuk ka asnjë besim në hetimet që do të kryejë policia e Vlorës, lidhur me rrëfimin e tij.

Mësohet se ai ja ka besuar dëshminë e tij prej shumë faqesh policisë dhe prokurorisë së Fierit, të cilat tashmë janë duke kryer verifikimet e nevojshme dhe analizuar situatën, megjithëse dëshmitari është marrë me rrezerva dhe jo seriozisht nga policia.

Ky rast është i njëjtë me rastin e pendimin të Ndriçim Gjokonës, anëtarit të bandës së tritolit të Julian Sinanajt në Vlorë, i cili edhe pse u paraqit në polici, dhe u dëgjua në 2015 nga Drejtori i Hetimit të Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar Sokol Bizhga, ky i fundit nuk e mori seriozisht duke e përcjellë jashtë nga zyra dhe lënë të vetëm në rrugë, Gjokonën, nga i cili u çmontua më pas banda e tritolit dhe krimet e saj.

Gjokona u konsiderua dëshmitar serioz vetëm atëherë kur kërcënoi se dëshminë e tij do e jepte tek televizioni News 24.

E njëjta situatë po ndodh si me Gjokonën dhe me dëshmitarin e penduar që është dëgjuar gjatë në policinë e Fierit, ku strukturat e hetimit të komanduara nga shefi i tyre Fatmir Xhafaj, po kryejnë manovra të rrezikshme për të nxjerë këtë dëshmitar të vyer, si një person të çmendur dhe që vuan nga aluçilacjone.

Ekzistencën e këtij personi të penduar e pranojnë dhe strukturat e Policisë së Fierit dhe prokurorisë së këtij qyteti, ku kjo e fundit me sa duket po vlerëson dëshminë e këtij dëshmitari dhe materialin t’ia dërgojnë prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetime të mëtejshme.

Por ajo që është më shqetësuesja, është fakti se nga ana e policisë nuk është vënë uji në zjarr, duke e konsideruar rrëfimin e këtij dëshmitari si të pavërtetë dhe një trillim.

“Pamfleti” mëson se dëshmitari ka treguar krime me emra konkretë dhe vende të qarta, por policia e Xhafaj është treguar skeptike.

Kujtojmë që në Vlorë gjatë kësaj kohe janë zhdukur tre persona pa lënë gjurmë, dhe se policia por edhe familjarët e të zhdukurve nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për median, pasi kanë frikë pikërisht nga hakmarrja e këtyre grupeve kriminale.

Qarku i Vlorës është kthyer si një tengjere me presion, ku aktualisht vetëm po zien dhe që pritet vetëm të plasi nga çasti në çast.

Krime të kryera deri tani nuk janë raportuar as në media por edhe nga familjarët, me shpresën se një ditë do i zgjidhin problemet privatisht.

Nga ana tjetër policia e Fatmir Xhafajt qëndron indiferente edhe ndaj rasteve kur mes rradhëve të bandave shkëputen dhe vetëofrohen për bashkëpunim persona që dinë shumë dhe kanë kryer krime në emër të këtyre bandave./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com