Të jesh i pasur është një gjë dhe të jesh bujar është një tjetër gjë që shpesh nuk i has të dyja këto cilësi tek një person i vetëm.
Manny Pacquioa është një boksier, i cili është i admiruar jo vetëm për përsosmërinë në profesionin e tij, por njihet si person që pavarësisht milionave nga bizneset e tij ka një përulësi të madhe dhe dashamirësi të pashoqe.
Këtë herë ai ka ndihmuar bashkatdhetarët e tij filipinas, sepse ai e di mirë që Filipina ka pabarazitë e saj shoqërore dhe shumë njerëz privohen nga të mira bazike në këtë vend të Azisë Juglindore, njëherësh edhe vendlindja e tij.
Emmanuel “Manny” Pacquiao ia doli t’i ikte varfërisë ekstreme ku është rritur dhe tashmë ka kthyer vëmendjen pikërisht nga të varfrit.
Falë suksesit të tij që i ka sjellë shumë përfitime, Pacquiao do të ndihmojë të pastrehët e qytetit ku ka lindur, Kibawe, duke u ndërtuar 1000 shtëpi.
Fondet për ndërtimin e këtyre shtëpive janë paratë që boksieri ka fituar vetëm në një betejë, e njohur si “Ndeshja e shekullit”, e cila u zhvillua rreth një vit më parë dhe kundërshtar kishte pikërisht Floyd Meyweather.
Boksieri filipinas shprehet se ai nuk e harron kurrë origjinën e tij dhe shpesh falënderon Perëndinë për arritjet e tij dhe si i pëlqen të jetë frymëzues për të tjerët.
Kur ndau projektin në Instagramin e tij, Manny Pacquioa tha:
Më bën shumë të lumtur që të jap nga xhepi im dhe të bëj të lumtur bashkatdhetarët e mi. Në këtë mënyrë do të përfitojë më shumë se një familje.”