Loading...

Basha: Si shpëton Tahiri pas lëvizjeve të Arta Markut në prokurori

Këtë të enjte Prokurorja e Përgjithshme me mandat të përkohshëm bëri një nga lëvizjet më të forta të kohëve të fundit në organin e akuzës. Ajo vendosi të nisë një hetim disiplinor për 10 prokurorët që refuzuan të bëhen pjesë e shortit për marrjen e dosjes së Emiliano Shullazit.

3 prej këtyre prokurorëve janë transferuar në rrethe. Mes tyre është edhe ish-kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj i cili duhet të nisë punën në Pogradec. Por kjo lëvizje sipas kryetarit të Partisë Demokratike ka një tjetër qëllim pasi lidhet me dosjen ndaj Saimir Tahirit të cilën e ka në dorë pikërisht Hadarmataj. Ai duhet ta dorëzojë tashmë këtë dosje pas largimit nga Krimet e Rënda.

“Siç e kemi paralajmëruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon” – shkruan Basha në rrjetet sociale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com