Loading...

Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga krimet në Shkodër: Ja vrasja që prishi ekuilibrat mes bandave dhe arsyeja tronditëse

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka rrëfyer detaje të reja në lidhje me vrasjen e Boran Bërçanës dhe bashkëjetuesen e tij, Silvana Ndoci, me 15 korrik në qytetin e Shkodrës.

I ftuar mbrëmë në emisionin ‘Opinion’, Hoxha tha se vrasja e Bërçanës ka prishur ekuilibrat në qytetin verior, pasi dihet shumë mire se për dekada të tëra, Shkodra është kontrolluar nga bandat kriminale, të cilat kanë dhe struktura fisnore mes tyre.

Sipas tij, është vrarë një person që ka lidhje të forta farefisnore, duke shënuar kështu një ngjarje tepër të rëndë për ekuilibrat mes grupeve kriminale në qytet.

Në videon e publikuar në media tregohet se si vrasësit i janë dashur vetëm 7 sekonda për të ekzekutuar çiftin në prezencë të fëmijës së tyre brenda në makinë. Në video duket qartë që autori është një dhe i vetëm.

Ai afrohet qetësisht, armën e mban të ulur në fillim dhe qëllon me dorën e majtë në anën e Bërçanës. Ish-polici ka tentuar të lëvizë makinën por goditja ka qenë e menjëhershme. Në video mund të dallohet se autori ka qëlluar me dorën e majtë, një specifikë që dallon disa nga vrasësit profesionistë në vendin tonë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com