Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha, në emisionin Repolitix, ka publikuar disa foto ekskluzive, të një grupi të rinjsh në Shkodër që pozon i armatosur.
Të rinjtë që shihni në këto foto, ka thënë gazetari janë të armatosur dhe deri në momentin kur ka ndërhyrë RENEA, situata në këtë qytet ka qenë e agravuar.
“Është një foto nga Shkodra ku 5 të rinj të armatosur pozojnë me armë dhe kallashnikovë, mp5. Situata në Shkodër deri kur hyri RENEA ishte tejet e agravuar. Duhej ndërhyrë edhe më herët, ke të bësh me grupe të tilla. Policia ndërhyri në zona më të vështira si Kiras dhe Dobraç, dhe dha mesazhin kush është zoti i territorit. Por të tilla grupe, policia ka informacion kush janë.
Po përballemi me një situate të tillë. Ka disa tentativa në Elbasan nga policia për të goditur klanin Cela dhe Çapja, por nuk ka patur rezultat. Policitë vendore veprojnë në nivele të tilla, që të përballesh me të tilla grupe duhen kapacitete, jo vetëm me burime njerëzore”, u shpreh Artan Hoxha.