Gazetari investigatv, Artan Hoxha, ka bërë një paralajmërim që sipas tij i fut dridhmat botës së krimit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, gazetari Hoxha paralajmëron rikthimin e emisionit investigativ ‘Xhungël’, të drejtuar prej tij dhe që zhbiron kriminelët.
Një gjë të tillë e ka thënë edhe Hoxha, i cili shkruan përbri viodes se së shpejti do të nisë aksioni, në skutat më të errëta të botës së krimit dhe lidhjeve korrutive me politikë, ku askush nuk ka depërtuar më parë.
“A e mbani mend kete logo?!!!! XHUNGEL, se shpejti ne aksion, ne skutat me te erreta te botes se krimit dhe lidhjeve korruptive me politiken, ku askush me pare nuk ka depertuar..”, shkruan Hoxha, ndërsa shpërndan logon e emisionit.