Loading...

Arta Marku hidhet në sulm, urdhër të gjithë vartësve të saj: Brenda shtatorit bëni gati listën me ‘kokat’ e krimit, masa për kapjen e tyre

Kryeprokurorja Arta Marku ka mbledhur sot të gjithë drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit në vend, në kuadër të situatës kriminale, ku ju ka kërkuar vartësve të saj të bëjnë gati listën me ‘kokat’ e krimit brenda muajit shtator.

Mbledhja është zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku Marku ka kërkuar rritjen e bashëpunimit me policinë dhe agjencitë e tjera të ligjit, ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin e krimit në tërësi, dhe në veçanti krimit kundër jetës, pronës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, vëmendje të veçantë për kryeprokuroren Marku kanë marrë dhe dosjet e pezulluara pa autor, kryesisht të vrasjeve, tërheqjen dhe analizën e detajuar të tyre, me qëllim kryerjen e veprimeve të gjithanshme, me shpejtësi dhe efikasitet në drejtim të zbulimit të autorëve.

‘Shqiptarja.com’ mëson se gjatë mbledhjes Arta Marku u ka kërkuar drejtuesve të prokurorive të paraqesin brenda muajit shtator listën e përditësuar të personave në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit marrjen e të gjitha masave për evidentimin dhe kapjen e tyre.

Për më tej, Kryeprokurorja u ka kujtuar drejtuesve të prokurorive detyrimin ligjor për raportimin dymujor të gjendjes së kriminalitetit në rrethet përkatës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com