Shkolla e ”Muradies”, e para shkollë shqipe e çelur në Vlorë në 19 nëntor 1908 u vendos në një nga lagjet më të vjetra, në lindje të Sheshit të Flamurit dhe për këtë arsye u emërtua ”Shkolla e Muradies”, apo Shkolla nr.1.
Ky institucion i parë për mësimin e gjuhës shqipe dhe përhapjen e vlerave atdhetare me këtë emër njihet më shumë edhe sot, ndonëse në terminologjinë zyrtare ajo është quajtur shkolla ”28 Nëntori”.
Çelja e kësaj shkolle cilësohet si një hap i guximshëm dhe atdhetar i patriotëve të kohës, të cilët shihnin tek përhapja e gjuhës shqipe një nga faktorët vendimtarë që do të çonte në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Nga ana tjetër, ky akt historik i rëndësishëm jo vetëm për Vlorën, por edhe më gjerë, u ndërmor në një sfond të gjerë të lëvizjes patriotike në të gjithë vendin, e cila çoi më pas në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare.
SHKOLLAT PER VITIN ARSIMOR 2017 -2018
Ne qytetin e Vlorës janë 5 (pesë) gjimnaze, 18 (tetëmbëdhjetë) shkolla 9-vjeçare, 3 (tre) shkolla profesionale, 8 (tetë) gjimnaze jo publike, 10 (dhjetë) shkolla 9-vjeçare jo publike.
Ne njësinë Orikum janë 2 (dy) gjimnaze dhe 5 (pese) shkolla 9-vjeçare.
Ne njësinë Shushice janë 1 (një) gjimnaz dhe 3 (tre) shkolla 9-vjeçare.
Ne njësinë Novosele janë 1 (një) gjimnaz dhe 9 (pese) shkolla 9-vjeçare
Ne njësinë Qender janë 10 (dhjete) shkolla 9-vjeçare.