Arrestohet shefi i stacionit të policisë së Patosit Flamur Veliu. Arrestimi është kryer mbrëmjen e djeshme në Fier nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Flamur Veliu u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Sipas të dhënave, Veliu përplasi disa mjete të parkuara në hyrje të qytetit të Fierit.
Policia ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale dhe ka referuar materialet në prokurori për rastin në fjalë.