Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme kanë vënë në pranga një zyrtar të policisë në Fier.
Arrestohet shefi i stacionit të policisë së Patosit, Flamur Veliu. News 24 njofton se Veliu është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Fier nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Flamur Veliu u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, ndërsa mësohet se përplasi disa mjete të parkuara në hyrje të qytetit të Fierit.