Loading...

Alarmi i mjekëve/ Sëmundja që do të vrasë 10 milionë persona në vitin 2018

Kanceri do të vrasë afro 10 milionë njerëz këtë vit, thonë ekspertët, duke paralajmëruar se barra globale e sëmundjes po rritet, përkundër parandalimit më të mirë dhe diagnozës së hershme.Rreth 18.1 milionë raste të reja me kancer pritet të regjistrohen gjatë gjithë vitit 2018 dhe ato do të rezultojnë me rreth 9.6 milionë vdekje, thuhet në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.

Shifra paraqet rritje nga 14.1 milionë rastet e reja me kancer dhe 8.2 milionë vdekjet e raportuara në vlerësimin e fundit të agjencisë, gjashtë vjet më parë.Në raportin e fundit, Agjencia thotë se një fokus i shtuar në parandalimin, duke inkurajuar njerëzit që të ushtrojnë të lënë duhanin dhe të hanë ushqime të shëndetshme, ka çuar në rënie të llojeve të caktuara të kancerit në disa grupe të popullsisë, por megjithatë, thuhet në raport, numri i përgjithshëm i rasteve të reja po avancon pavarësisht përpjekjeve për të frenuar sëmundjen.

“Këto shifra të reja theksojnë se mbetet shumë për t’u bërë për të adresuar rritjen alarmante të kancerit në nivel global. Parandalimi ka një rol kyç për të luajtur”, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin, Christopher Wild.Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë më herët se pret që sëmundja e kancerit të jetë shkaku kryesor i vdekjeve në shekullin 21. /REL

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com