Loading...

Aksidenti në rrugën e Kombit, fëmija dhe një grua në gjendje të rëndë

Tre persona janë plagosur mes të cilëve dhe një fëmijë, pas përplasjes së dy automjeteve në Rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth mesnatës (28 shtator- 29 shtator) në segmentin Milot-Rrëshen në afërsi të fshatit Fang cili ndodhet 5 kilometra larg Rubikut.

Dy automjete njëri tip ‘Mitsubishi’ me targa AA992 HA dhe tjetri tip ‘Benz’ me targa AA187NI janë përplasur me njëri-tjetrin.

Një grua dhe një femije që ishin në mjetin tip ‘Benz’ AA187NI ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë transportuar për në spital.

Në mjetin tjetër tip ‘ Mitsubishi’ drejtuesja e mjetit ka pësuar dëmtime serioze ndërsa udhëtarët e tjerë kanë dëmtime të lehta. Nga veprimet paraprake mësohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i mjetit tip ‘Benz’.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com