Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një i ri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Ngjarja ndodhui dje rreth orës 14:00, në fshatin Gajdë, Berat, ku i riu me iniciale R.D., 21 vjeç u gjetur i varur. Menjëherë familjarët e kanë transportuar në Spitalin e Lushnjes por pa shenja jete.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e e plotë të ngjarjes por dyshohet se shkak i aktit ekstrem të ndërmarrë nga i riu ka qenë depresioni.
Familjarët e viktimës janë marrë në pyetje për të mësuar detaje në lidhje me shkakun. Ata kanë deklaruar se djali nuk kishte konflikte me askënd. Ata, kanë pohuar se ai merrej kryesisht me punë fshati, por ishte pak tip i mbyllur. Pikërisht kjo dyshohet të ketë ndikuar te viktima. Ai e ka kryer aktin në kushtet e një tronditje psikologjike, gjendje e cila mesa duket nuk është vlerësuar nga të afërmit e tij, të cilët e përkufizuan para grupit të hetimit vetëm si “tip i mbyllur”. Dyshohet se në orët pas drekës, ai është larguar nga banesa dhe larg syrit të familjarëve ka kryer vetëvarjen. Ai është gjetur disa momente më vonë nga të afërmit e tij, por tentativa e tyre për ta transportuar në spitalin më të afërt, atë të Lushnjës, ka qenë e kotë, pasi kishte ndërruar jetë. Mjekët vetëm sa u kanë konfirmuar familjarëve vdekjen e tij.