Kryeministri Edi Rama ka zhvendosur qeverinë në një mbledhje në Korcë, ndërsa i është përgjigjur interesit të gazetarëve nëse do vazhdojë të jetë ende deputet, Rrahman Rrahja, pas pretendimeve se djali i tij ka dhunuar ish të dashurën 25-vjecare dhe nuk është arrestuar nga policia.
“Deputeti duhet të trajtohet njësoj si gjithë të tjetër, nëse ka apo jo implikim në këtë proces, por fakti është që askush nuk ka mundur të bëjë asgjë, edhe nëse ka tentuar se policia e ka respektuar procedurën. Gjithkush përgjigjet vetë para ligjit, askush tjetër nuk mban përgjegjësi përvecse ai që është përgjegjës, për mua cështja është shumë e qartë si drita e diellit vajza meriton drejtësi dhe të gjithë duhet të japin kontributin e tyre në këtë cështje, duke ia kursyer përdorimin abuziv vajzës”- tha Rama.
Kryeministri Rama ka thënë se varianti që jep deputeti Rraja, në mbrojtje të djalit, jo vetëm që nuk i intereson, por e quan subjektiv.
“Nuk më intereson fare varianti që jep i ati i djalit, është një variant subjektiv që nuk më intereson, më intereson varianti i prokurorisë dhe i gjithkujt tjetër që sjell prova”- tha ai.