Loading...

4 anije të Forcës Detare Shqiptar angazhohen në stërvitjen “Albanian Lion 2018”

Në rajonet stërvitore të Forcës Detare po zhvillohen elementë stërvitore të ndryshëm, në kuadër të stërvitjes së përbashkët “Albanian Lion 2018” e cila po zhvillohet në vendin tonë që prej datës 09 shtator,  me pjesëmarrjen e forcave ushtarake nga Britania e Madhe, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria.

Në gjirin e Dukatit  Vlorë, po zhvillohen  stërvitje të trupave zhytëse të cilat vazhdojnë  aktivitetin që prej datës 12 me pjesëmarrjen e palombarëve anglezë, kroatë dhe shqiptarë, ku elementët stërvitorë kryesorë të tyre janë kërkimi nënujor, gjetja e objekteve të ndryshme si dhe nxjerrja e tyre në sipërfaqe, kërkime rrethore etj.

Në të njëjtën kohë, prej disa ditësh,  në rajonin Kepi i Palit- Porto Palermo, Forca Detare shqiptare, me katër anije dhe një grup bordingu prej 80 efektivash, po zhvillon stërvitje detare me anijen britanike “Lyme” dhe helikopterin “Wild Cat”, duke ekzekutuar elementë të ndryshëm stërvitorë si  mbrojtje e afërt dhe e largët, operacion zbarkimi trupash, mbrojtjen e anijes komandë nga sulme të befasishme etj.

Stërvitja Albanian Lion 2018 e cila do të zgjasë deri më 27shtator 2018, po zhvillohet njëkohësisht në disa  garnizone të FA si në Durrës, Pashaliman, Porto-Palermo, Rinas, Zall-Herr dhe Bizë me pjesëmarrjen e 1164 trupave ushtarake, 126 mjeteve tokësore, detare, ajrore dhe ka për qëllim realizimin e operacioneve të ndryshme nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com