Një luftë botërore ndoshta është e vetmja rrugë për të matur forcën reale ushtarake, por fatmirësisht bota nuk ka pasur situatë të tillë kohët e fundit.
Pavarësisht ngritjes së tensioneve në detin e Kinës jugore, luftimet në vijim në Ukrainë dhe luftimet e shumta në Lindjen e Mesme, betejat mes shteteve apo kombeve janë zhvendosur në armëpushim apo në luftë kundër grupeve terroriste.
Megjithatë, një vlerësim i forcës ushtarake mund të jetë interesant, kështu që “Businessinsider” duke u bazuar tek indeksi i forcës ushtarake të 106 shteteve ka renditur 10 shtetet më të fuqishme në botë.
Në këtë vlerësim janë marrë më tepër se sa 50 faktorë, përfshirë buxhetin për ushtrinë e çdo shteti, trupat ushtarake, sasinë e armatimit që ata kanë dhe resurset natyrale.
Dhjetë vendet me
10. Italia Trupa ushtarake aktive: 362.000 Buxheti: 34 miliardë dollarë Tanke: 586 Avionë: 785 Aeroplanmbajtëse: 2 Nëndetëse: 6
9. Gjermania Trupa ushtarake aktive: 325.000 Buxheti: 36.3 miliardë dollarë Tanke: 408 Avionë: 676 Aeroplanmbajtëse: 0 Nëndetëse: 5
8. Turqia Trupa ushtarake aktive: 596.000 Buxheti: 18 miliardë dollarë Tanke: 3.778 Avionë: 1.007 Aeroplanmbajtëse: 0 Nëndetëse: 13
5. Franca Trupa ushtarake aktive: 400.770 uxheti: 35 miliardë dollarë Tanke: 423 Avionë: 1.282 Aeroplanmbajtëse: 4 Nëndetëse: 10
3. Kina Trupa ushtarake aktive: 4.635.000 Buxheti: 155.6 miliardë dollarë Tanke: 9.150 Avionë: 2.942 Aeroplanmbajtëse: 1 Nëndetëse: 68
2. Rusia Trupa ushtarake aktive: 4.017.110 Buxheti: 46 miliardë dollarë Tanke: 15.389 Avionë: 3.547 Aeroplanmbajtëse: 1 Nëndetëse: 60
1. SHBA – Trupa ushtarake aktive: 2.500.00. Buxheti: 581 miliardë dollarë. Tanke: 8848. Avionë: 13 444. Aeroplanmbajtëse: 19. Nëndetëse: 75
Insajderi.com