Kanë kaluar 20 vjet që nga vdekja tragjike e Princeshës Diana në një aksident rrugor në Paris. Në intervistën e parë që nga ajo kohë, një zjarrfikës, i cili u përpoq të shpëtojë jetën e princeshës, zbuloi detaje të panjohura për vdekjen e saj.
Xavier Gurmelon, i cili ka punuar 22 vjet në shërbimin kundër zjarrit, vendosi për të folur rreth vdekjes së Princeshës Diana për tabloidin britanik The Sun, sepse, siç thotë ai, tani është në pension.
Ai kujton se brenda tre minuta arriti në tunelin e Pont de l’Alma, ku ndodhi aksidenti. Ekipi i tij dhjetë anëtarësh doli në terren dhe e nisi punën menjëherë për të përcaktuar shpejt, se kush ka nevojë për ndihmë dhe që është ende gjallë.
Ata nuk e dinin se ajo ishte në veturën e Princeshës Diana. Siç kujton Gurmelon, kur mbërriti tek Mercedesi, një grua në veturë e pyeti “O Zot, çfarë ka ndodhur?”
Në shpatullën e saj të djathtë vuri re një dëmtim të lehtë. Përveç kësaj, thotë ai, nuk kishte gjak fare.
Ai shtoi se ai e mbajti princeshën në dorë dhe pasi e qetësoi, i dha oksigjen. Pastaj e nxori nga vetura, dhe ajo pushoi së frymuari. Ai u përpoq t’i jepte ndihmën e shpejtë, por ishte kot.
“Ne ishim shumë afër me vendin e aksidentit dhe ekipit tim iu deshtë tre minuta për të arritur deri tek ajo. Gruaja, e cila më vonë mësova se ishte Diana, ishte në dysheme prapa. E lëviza shumë ngadalë dhe e kam parë se ishte gjallë. Princesha kishte një lëndim të vogël në shpatullën e krahut të djathtë, por ishte mirë. Në të nuk kishte pika gjaku. I kapa dorën me qetësi, dhe ajo më pyeti, ‘Zoti im, çfarë ndodhi?’ I dhashë oksigjen dhe shpejt e nxora nga vetura”, thotë Gurmelon për “The Sun”.
Vetëm pak çaste më vonë, ajo përjetoi sulm në zemër, që më vonë i mori jetën 36-vjeçares.
“Unë i bëra masazh zemrës dhe pas disa sekondave, filloi të marrë frymë përsëri”, tha Gurmelon.
Për të, në atë moment, kjo ishte një lehtësim i madh, sepse, siç thotë ai, puna e tij është të shpëtojë jetën e dikujt tjetër.
“Sinqerisht, unë mendova se ajo kishte mbijetuar. Me aq sa dija, ajo ishte në spital, ajo ishte gjallë dhe prisja që të mbijetonte. Megjithatë, kuptova më vonë se ajo vdiq në spital. Shumë më ka goditur kjo tragjedi. Tani e kam kuptuar se kishte dëmtime të rënda të brendshme. Ajo natë do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time”, tha një zjarrfikës.
Ai pretendon se të gjithë të pranishmit në skenën e aksidentit nuk e kishte ditur se kush janë të aksidentuarit.
“Nuk kisha asnjë ide se ajo ishte Princesha Diana. Vetëm kur e vënë në autoambulancë, një prej mjekëve më tregoi se kush ishte ajo”, thotë Xavier.
Kjo është hera e parë që ai flet për mediat, sepse, sipas detyrës zyrtare, nuk u lejohet të flasë për këtë sa ishte i punësuar.
Në makinën me Dianën ishte edhe i dashuri i supozuar, Dodi Fayed dhe shoferi, Henri Paul.
“Fayed ishte në gjendje shumë të keqe. Zemra iu ndal në veturë dhe u deklarua e vdekur. Shoferi ishte i vetëdijshëm, por ishte bllokuar në veturë dhe kishte një dëmtim shumë të rëndë në fytyrë”, zbuloi ish zjarrfikës për Metro.