Kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj priti ambasadoren e Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi.
Nevoja e investimeve të huaja në Bashkinë Pukë ishin thelbi i diskutimi mes kryetarit të Bashkisë Pukë, Gjonaj dhe ambasadores së Holandës në Shqipëri.
Në takim, kryebashkiaku Gjonaj i parashtroi diplomates nevojën për thithjen e investimeve holandeze, gjë për të cilën znj. Sakiqi premtoi angazhimin maksimal.
Po ashtu në bashkëbisedim u hodhën ide rreth fushave ku mund të investohet, ku një mundësi e mirë është investimi për panelet diellore.
Ndër fushat që do i prezantohen investitorëve nga ambasadorja u ra dakord të ishte ndërtimi i parqeve me panele diellor, ndërtimi i këndit të lojërave të aventurës si dhe krijimi i hapësirave për kultivimin e luleve.
Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Adia Sakiqi teksa përgëzoi kreun e bashkisë për ndryshimet e realizuara, u angazhua maksimalisht në thithjen e investitorëve të huaj në zonën tonë duke dhënë dhe disa sugjerime për zhvillimin e turizmit malor. /atsh