Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili thotë se në Shkodër prej 1 jave janë zhdukur dajë dhe nip të cilët mendohet se mbahen peng. Sipas qytetarit dixhital të zhdukurit janë Agron Molla 47 vjeç nga fshati Dobraç dhe daja i tij Gezim Hysaj 56 vjeç nga fshati Myselim i Postribës, ndërsa policia e mban të fshehtë ngjarjen.
Statusi i Berishës:
Narkopolicia fsheh pengmarrjen!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje Doktor
Ne shkoder dy persona jan marr peng tash 1 jave dhe policia Xhafes e mbajne te fshehte, personat e mbajtur peng qe nuk dihet asnje lajm per to jan Gon Molla dhe daja i Tij Gezim Hysaj. Te lutem anonim”.
Ndërkohë mësohet se kanë qenë dy bashkëshortet e tyre që kanë denoncuar më 24 gusht në policinë e Shkodrës se burrat janë larguar nga banesa më 23 gusht dhe nuk janë kthyer më.