Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të disa informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar ”Fast”.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi: Ervin.R., 33 vjeç, banues në Grabian, Vlorë. Shtetasit të mësipërm iu gjet dhe iu sekuestrua në banesën e tij në fshatin Grabian, 1 armë gjahu pa leje dhe 245 gramë kanabis në formë çokollate.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe ”Prodhim, shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 280 dhe 283/1 të Kodit Penal.