Vlora me qytetaret e saj dhe pushuesit e shumte ne numer kete periudhe eshte tronditur serish mbremjen e te henes, nga te shtenat me arme qe kane qene pa pasoja fatmiresisht.
Pronari i një dyqani ushqimor në Vlorë i ka shpëtuar mrekullisht plumbave në drejtim të tij pas një sherri banal. Duke iu referuar burimeve nga policia e Vlorës,mësohet se një i ri ka shkuar në dyqanin ushqimor ku punonte e dashura dhe është konfliktuar me pronarin.
“Pse më ke lakuar emrin mua”, mësohet se i ka thënë i riu pronarit të dyqanit dhe më pas ka nxjerrë armën.
Edhe pse pronari i ka thënë se nuk e ka përmendur dhe nuk ka punë me të, autori ka shtënë në drejtim të tij të paktën tre plumba. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk e ka kapur pronarin e dyqanit.
Paraprakisht thuhet se autori i të shtënave është shtetasi me iniciale L. P., 50 vjeç. Dyshohet se autori kishte lidhje me një nga punonjëset e dyqanit, pranë të cilit ndodhi ngjarja. Autori, ka qëlluar tre herë me armë zjarri, ndaj pronarit të dyqanit.
Autori ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person që e ka nxjerrë pronarin jashtë objektit.
Policia me të marrë njoftimin ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa ka shoqëruar dhe vajzën dhe pronarin për të marrë dëshmitë e tyre. Dy personat janë identifikuar dhe policia është vënë ndë ndjekje.
Policia e Vlorës
Më datë 06. 08. 2018, rreth orës 22:00, në lagjen “Pavarësia 3”, janë dëgjuar 3 të shtëna me armë zjarri (pistoletë), ku nga të shtënat paraprakisht nuk ka rezultuar të ketë persona të dëmtuar.
Si rezultat i reagimit në kohë të policisë janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes./korrieri