Ka dhene doreheqjen zv/ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve, Niko Tossas, disa dite pas zjarreve qe i moren jeten te pakten 90 personave ne Attike.
Ai i kishte dorëzuar dorëheqjen Kryeministrit Alexis Tsipras, i cili e firmosi ate vetem sot.
Sic shkruan “Kathimerini”, kryeministri Tsipras falenderoi zv/ministrin Toskas për punën e bërë dhe për bashkëpunimin. Pas largimit të tij, kompetencat e Mbrojtjes Civile i ka marrë ministri i Brendshëm Panos Skurleti.
“Fatkeqësia natyrore dhe humbjet e shumë prej shokëve tanë në Mati tejkalojnë vullnetin tim për të vazhduar punen, diçka që e kam thënë publikisht që nga fillimi”, tha Nikos Tossas në një deklaratë, pasi Kryeministri pranoi dorëheqjen e tij nga Ministria e Mbrojtjes se Qytetarëve.
“Unë duhet ta falenderoj sinqerisht Kryeministrin për besimin që më ka dhene gjatë gjithë kësaj kohe qe kur më ka caktuar detyren në qeveri. Kam tentuar gjatë gjithë jetës time të ofroj mbrojtje vendit tim dhe qytetarëve. Falënderoj të gjithë ata që më mbështetën mua dhe sidomos ata që qëndruan pranë meje në këto ditë të vështira”, tha ai.