Herila Çela, anëtare e Gjykatës së Vlorës ka firmosur një vendim skandalon për një person të akuzuar për vrasje me paramendim. Bëhet fjalë për Taulant Banajn, i njohur dhe me emrin Tualant Beqiri. Vendimi i gjyqtares Herila Çela rezulton se është një skandal i radhës në drejtësinë shqiptare ku persona me precedent penal apo të rrezikshëm lirohen nga burgu. Me vendimin numër 1416 datë 6.8 2018 gjyqtarja Çela ka vendosur të heqë arrestin me burg për 28=vjeçarin Manaj duke caktuar për të arrest në shtëpi.
Janë këto pamjet e arrestimit të Manajt në qershor 2018 pasi ai u kap nga policia e Vlorës duke udhëtuar në një automjet i armatosur dhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi. Por paçka këtyre provave gjyqtarja Çela ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për lënien në fuqi të arrestit duke i dhënë lirinë 28 vjeçarit.
Emri i Beqirajt u bë publik në muajin shkurt ku dy grupe rivale u përfshin në një shkëmbim zjarri në qytetin e Vlorës. Janë këto pamjet e siguruara asokohe ekskluzivisht nga ReportTv ku disa të rinj mes tyre i dyshuar dhe Talunat Manaj Beqiraj u përfshin në përplasjen me armë të ngjashme si “Far Ëest”.
Në muajin Maj, Beqiraj u prangos por shumë shpejt fitoi lirinë. Liri e cila do të zgjaste deri në Qershor kur ai u arrestua nga policia me armë sërish pa leje ndërkohë që ishte në arrest shtëpie. As ky arrestim s’ka mjaftuar që gjykata ta lërë atë në qeli pasi pa kaluar 3 muaj ai rifiton lirinë me këtë vendim të siguruara nga Report Tv dhe firmosur dy ditë më parë nga gjykata e Vlorës.
Ky nuk është rasti i parë kur gjykatat shqiptare lirojnë nga qelitë persona të dyshuar si të përfshirë në krime të rënda apo shkelës të ligjit, ndërsa përplasja me armë dhe precedentët penale dhe thyerja e vendimeve të gjykatave më parë nuk janë vlerësuar si prova nga gjyqtarja Herila Çela. Në vitin 2014 KLD dha vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna për gjyqtaren e Vlorës, Herila Çela.