Loading...

Ura e Bratit dhe një vjershërim popullor/Nga Gëzim Llojdia

Ura e Bratit e përcaktuar si një ndër ndërtimet inxhinjerike e cila u rezistoi shekujve ,rrebesheve dhe llohërave të dimrave të egër ,të dimrave zemër keq e ujëshumë, është dëshmi e një fortese ndërtuar me materiale rezistente. Vendalinjtw i kanw kushtuar edhe vargje qe i gjejmë te autori Xhafo Mucaj:”Kur hapet mëndja dhe zemra” f 11
Më ka marrë malli shumë
Për Bratin tim me vulë
Për atë fushën me ujë
Për mullin me tre gurë
Dhe për urën përmbi lumë
Që hidhesh përtej matanë
Ndërtuar nga venecianë.
2.
Ura e Bratit është një objekt monument kulture dhe në mbrojte nga shteti .Ura e Bratit gjendet edhe sot e kësaj dite në funksionim të plotë në fshatin Brataj, në fshatin me këtë emër buzë lumit Shushicë i cili përzihet më lartë me ujërat e tjëtër lumi rreth 40 km nga qyteti i Vlorës. Paraqet interes ndërtimi i saj me harqe dhe sidomos fortësia e materialit përbërës të urës. Është një ndër monumentet e veçanta ku krahas rolit prej 6 shekujsh jetë është në funksionim .
Ura e Bratit mbanë Nr 31 në listën e propozuar për tu shpallur monument kulture në vitin 1948. 31. Ura e Bratajt, në fshatin Brataj. Ky objekt që i ka shërbyer banorëve të kësaj zone për shumë shekujsh është vlerësuara si objekt mbi të cilën do të vepronte mburoja monument kulture mbrohet nga shteti. Vendimi i Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës, në mbështetje të nenit 3 të dekretit nr. 586, datë 17.3.1948 Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe të sendeve natyrale të rrallë si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.130, datë 9.4.1995, në bazë të të cilit Universiteti Shtetëror i Tiranës autorizohet që të aprovojë në lista të posaçme monumentet e kulturës që vihen në mbrojtjen e shtetit dhe duke marrë parasysh vlerën historike, shkencore dhe artistike të monumenteve .
3.

Përshkrim. Brati,katundi në luginë të Shushicës. Nga dhjetori në mars,agimet janë të ngopur me shi. Nga kreshtat e vargmaleve,shirat zbresin në tokë me rrebesh. Vesa, lot pikon nën dritë të hënës. Dielli i praruar lind në lindje,ndonëse gjelbërimi zë fill në mërmërima pranverore. Kreshta përmbi fshat është e populluar nga gurët. Poshtë këmbëve të tij, në rrugën e zallit ecën herë e qetë,herë e fryrë,Shushica që bashkohet me përruan e Brate.
4.
Ura e Bratit është ura me dy harqe. Hapësira e madhe është pjesa ku kalon edhe lumi ndërsa pjesët e tjera janë dritare kur fryhen ujërat në stinën e dimrit ,ujerat shkarkohen dhe nga kjo pjese. Ura e Bratit qëndron aty prej më shumë se 6 shekujsh. Një profil të plotë të urës së Brate shqiptarët e kanë parë tek filmat ” Nëntori i dytë” dhe filmi :”Udha e shkronjave”.Ura e Brate në stinën e dimrit pasqyron edhe fortësinë e saj .Shushica është lumi që ka 76 km gjatësi ndërsa kokën e ka në shurr të Kuçe. Bashkimi i lumenjve quhet vendi ku përzihen lumenjtë.Kjo urë daton në shekullin e XV-XVI dhe ndodhet në afërsi të fshatit Brataj. Prej mese 5 shekuj ajo është funksionale. Si urë kalimi ajo lidh dy anët e lumit Shushicë, rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës. Ajo është e lartë mbi 9 metra dhe e gjatë afërsisht 30 m. Ajo lidh fshatin Brataj me fushën e Brate dhe Smokthinën. Për të shkuar në këtë objekt kulture që i ka shërbyer zonës për shekujsh udhëtimi zgjatet në luginë të lumit . Në qendër të fshatit Brataj rruga zbret drejt lumit. Ura gjendet përmbi ujërat e Shushicës dhe sot shërben për kalimin në pjesën e përtejme të Smokthinës, një krahinë kjo në luginë. Ura e Bratit është një ure e tipit venecian ka një lartësi nga lartësia normale e ujit e ndërtuar ne një mënyrë te tillë, qe te përballoj dhe vërshimet e lumit këndet dhe mbështetja e bëjnë që të përballojë dallgët e mëdha të lumit te cilët ne shume raste kalon mbi të .Është shpallur monument kulture . Kjo ure ka shërbyer për te lidhur qytezën me pjesën tjetër të krahinës. Rreth dy km mbi Urën e Bratit pra mbi kryqëzimin e lumenjve, ndodhet Ura e Bogdanit.

Gëzim Llojdia

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com