Loading...

Unë Punoj për ( Katolik, Ortodoks, Musliman dhe Bektashi. KOMB)-Nga AMINA NURAJ

Amina Nuraj dhe disa shqiptare te tjere te asimiluar gjuhesisht nga Sanxhaku, krahine e dikurshme Shqiptare, tashme e i ndare prej Serbise dhe Malit te Zi, ka nje kohe qe jane mjaft aktiv ne zgjimin kulturor dhe kombetar te shqiptareve te Masbjeshkes.

Megjithese perpjekjet e tyre shumekush i konsideron te vonuara pasi asimilimi eshte shtrire gjeresisht ne gjithe kete krahine fatkeqe shqiptare, perpjekjet qe kjo çeshtje te riaktulizohet jane te paepura dhe zgjojne kersherine e pergjithshme dhe solidaritetin kombetar gjithe-shqiptar.

Nga – Amina Nuraj

Unë nuk i nënshtrohem asnjë komande, unë nuk dëgjoj asnjë, por e bëj atë që unë dua. Kam frikë nga Zoti dhe jo nga njerëz, nuk jam unë fajtore që Zoti më ka bërë kështu e që nuk luaj sipas direktivave të Sërbisë dhe që ajo nuk mund të më blejë as të më trembë si që po bën me politikanët e Sanxhakut!

Unë nuk mund të jem në shërbim të vendit që është fajtor për vdekjen e dajës tim dhe gjyshit tim, por dhe për vdekjen e mijëra e mijëra shqiptarëve të mij nga Kosova.

Unë nuk punoj për vete, po për popull; unë punoj për Flamurin tim dhe për Atdheun tim, për ATDHEUN e BASHKUAR, pa asnjë ndarje (Kosovar, Çam, Shqiptaro-Iliridas) dhe pa dallim përkatësie fetare ( Katolik, Ortodoks, Musliman ose Bektashi, KOMB); bëj vetëm atë që Flamuri dhe Atdheu im të jenë krenarë me mua!

Ajo që unë vendos fotografi historike dhe bëj gjithë këtë që bëj, nuk e bëj për ndonjë popullaritet apo vardisje popullit tim në Kosovë, Shqipëri ose në diasporë, por këto foto i vendos vetëm për popullin e Sanxhakut, për t’ua bërë me dije nga ku rrjedhin dhe çfar’ janë.

Mendoni ju se e ka lehtë një vajzë 20 vjeçare të bëjë punën që u takon politikanëve?! Jo, nuk është aspak e lehtë, por heshtin të gjithë, kurse shtizat thyhen mbi shpinën time, ndërsa kur duhet vlerësuar-kjo bëhet për dikë që me asgjë nuk e ka merituar apo është kundër nesh, Shqiptarëve e jo mua, që jam nën goditje si nga ana e Sërbisë ashtu edhe nga do budallenj analfabetë këtu! Por … nuk ka lidhje, kurrë mos harroni se unë jam më e fortë se të gjithë ju bashkë! /Autore: Amina Nuraj/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com