‘Unë i vrava, më gjeni avokat se nuk dua të më vrisni. Ata më akuzonin për çdo gjë, ndaj i vrava, por unë s’kam vjedhur asnjë pulë. Edhe ju më akuzoni për çdo gjë’.
Kështu mësohet të jetë shprehur 24-vjeçari Ritvan Zykaj, autor i masakres se 8 fishte para grupit hetimor në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shkak i masakrës ka qenë sherri për motive banale, atë të vjedhjes së pulave.
Mes tij dhe kushërinjve të vrarë mendohet se ka patur konflikt për pulat.