Një ngjarje e rëndë dhe e padëgjuar më parë ka ndodhur në Fier. Një nënë ka tentuar fillimisht të mbysë dy vajzat e saj binjake, 6 vjeçe. Më pas ajo i ka vënë edhe flakën shtëpisë.
Njoftimi i Policisë së Fierit:
Tenton të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djeg banesën e bashkëjetuesit të saj, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen: Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.
Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.
Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga nenet 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.