Një tjetër gazetar ka reaguar në rrjetet sociale ndaj vendimit të prokurorisë për mbylljen e dosjes së dhunimit të tij. Ai është gazetari Elvi Fundo i cili u rrah në mënyrë barbare, ngjarje e cila ende nuk është zbadhur nga policia. Pikërisht për këtë fakt Fundo thotë se ka qënë ndërhyrja e njerëzve me peshë që e kane penguar dosjen e tij.
Ja reagimi i plotë i gazetarit Elvi Fundo/ Pas dhunes dhe mos zbardhjes se ngjarjes nga policia. Pas mbeshtetjes nga Basha te segmeteve te krimit dhe droges qe dyshohen per rastin tim. Pas heshtjes te Fatmir Xhafes dhe mungeses se vullnetit nga qeveria per kapjen e autoreve dhe urdheruesit. Pas servilizmit te Rames e Metes ndaj krimit. Pas isos qe mbajne ndaj krimit qerosat dhe beqirat e partive. Pas 18 muaj prokuroria ashtu sic pritej pezullon hetimet. Pergjegjes policia e prokuroria qe i vendosi vulen.
Ketu duhet te te vrasin qe te shpresosh te zbardhin ngjarjen e kapin autoret. Levat pas koke apo plumbat ne shtepi si rasti i Klodit nuk vlejne. Bandat dhe mafja kane kapur cdo gje ne kete vend, qeverine, opoziten, policine e prokurorine. Te gjithe jane bashke autore ne krim dhe fshehjen e tij. E ne Shqiperi ne kete e quajme shtet. Konica kishte te drejte, shume aktuale.