Policia e Shtetit ka bërë bilancin për 24 orët e fundit, teksa thotë se janë zhvilluar tre operacione të ndyshme antidrogë si dhe janë sekuestruar një sasi prej 11.2 kg kanabisi si dhe 40 doza. Gjatë këtyre operacioneve agjentët e policisë arrestuan 5 persona.
Në Tiranë, shërbimet e “Forcave Shigjeta” gjatë kontrolleve të zhvilluara në kryeqytet arrestuan 2 persona si dhe sekuestruan 40 doza kanabisi.
Në rrugën “Pandi Dardha”, “Shigjetat” në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, prangosën M.B., 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit në trup iu gjetën 32 doza kanabisi.