Trajneri i Orikumit Artan Sakaj ‘shtrydh’ grupin. Skuadra ka shtuar dozen e pergatitjeve, ndersa eshte stervitur ne Pyllin e Sodes e me pas ne fushen e Orikumit. Per mbrojtesin Aulon Nelaj i cili vjen nga ekipet e te rinjve te Flamurtarit ky sezon do jete i suksesshem per ekipin.
Ne nje deklarate te dhene prej tij ai shprehet:’ Jam shume i kenaqur qe trajneri po me jep hapesire dhe do mundohem qe te perligj besimin e tij. Qellimi im eshte qe te promovohem te Orikumi ndaj do te punoj fort. Shpresoj qe ta nisim sezonin me fitore. Do bejme te pamunduren qe te paraqitemi denjesisht”- tha vlonjati.
Olsen Llambro