Loading...

Tragjedia në Genova, kryeministri Conte: Shpallim gjendjen e jashtëzakonshme, numri i viktimave është në rritje

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte nga selia e prefekturës, së bashku me Ministrin e Brendshëm Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio  kanë zhvilluar një konferencë për shtyp pas tragjedisë që ndodhi në Genova.

Kryeministri Conte ka shpallur emergjencë 12 mujor. Conte tha se përsa i përket numrit të viktimave nuk ka një bilanc zyrtarë, der më tani janë 39 persona të cilët humbën jetën nga tragjedia e djeshme.

“Numri i viktimave është në rritje, nuk ka ende një bilanc përfundimtar. Tragjedia e papranueshme, do t’i heqim koncesionin shoqërisë që administron mirëmbajtjen e autostradës”, ka thënë ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com