Loading...

“Tradita Libohovite”, festohet në një Libohovë të transformuar

Në festën e përvitshme ”Tradita Libohovite”, bashkia Libohovë vlerësoi me titullin ‘Qytetar Nderi’ Sotir Çonin dhe George Andrews, ndërtuesit dhe investitorët e fabrikës së ujit, me motivacion, “për kontribut të shquar në zhvillimin ekonomiko-social dhe human të krahinës së Zagorisë”.

Gjithashtu u vlerësua me këtë titull edhe Stefan Kagjini, një ndër veteranët e aviacionit ushtarak, me motivacion, “për vlera dhe kontribute të veçanta në fushën e Aviacionit Ushtarak Shqiptar”. Inxhinier i talentuar dhe novator, me efektivitet të lartë shkencor, për dekada të tëra shërbeu me devotshmëri duke pasuruar më tej traditat në sektorët ushtarakë të aviacionit”.

Në festën e Libohovës ishin të pranishëm banorë, miq dhe të ftuar të shumtë, e cila kësaj here u zhvillua në një Libohovë të transformuar.

Kjo ishte mënyra më e mirë për ta inauguruar qendrën e re me këngë e valle që bënë bashkë libohovitët, ata që jetojnë këtu, të tjerët nëpër Shqipëri dhe sigurisht ata jashtë shtetit. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com