Loading...

Thaçi: Kosova në prag të liberalizimit të vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë se, “12 gushti na gjen në një pozitë më të mirë pasi Kosova është në prag të liberalizimit të vizave dhe të rinjtë do të kenë mundësi të barabarta”.

Kosova ka të rinj dhe të reja shumë të talentuar, me plot energji për të punuar për vendin e tyre, tha Thaçi

Po ashtu, Presidenti i Kosovës, shton se “Dita Ndërkombëtare e Rinisë, 12 Gushti, sivjet na gjen në një pozitë më të mirë të të rinjve dhe me një përkushtim më të madh të tyre për njëri-tjetrin, përkundër që ende jemi larg asaj që ata kanë nevojë dhe ne duam”.

Duke vënë theksin te liberalizimi i vizave Thaçi shprehet se “tani jemi në prag të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë dhe të rinjtë kosovarë së shpejti do të kenë mundësi të barabarta sikurse të gjithë të rinjtë tjerë europianë. Rinia është forcë e ndryshimeve pozitive në çdo shoqëri dhe fatmirësisht këtë vit edhe ne kemi pasur dinamikë të shtuar të të rinjve për pjesëmarrje në vendimmarrje, por edhe aktivizim më të madh të tyre për t’i bërë vetë ndryshimet që ata i duan”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com