Ministria e Mbrojtjes ka publikuar detaje të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti 5.1 ballë në Bulqizë.
Në deklaratën për mediat, ministria sqaron se “sot më datë 11.08.2018, ora 17:33, në fshatin Vinjoll të bashkisë Mat, ka pasur një lëkundje tërmeti me Magnitudë = 5,4 shkalla Rihter, dhe Thellësi= 5 km. Lëkundjet e Tërmetit janë ndier në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan”.
Deri tani nga komunikimi i QKOEC me specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë raportuar këto dëmtime të pjesshme në banesa:12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj; 8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat si dhe 47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh.
Ministria e Mbrojtjes njofton se specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit, janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.
Gjithashtu, ministria thekson se specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit./aatsh