Loading...

TEKNOLOGJI – Zuckerberg mundëson për përdoruesit menaxhimin e kohës në Instagram dhe Facebook

Gjiganti amerikan në internet “Facebook” njoftoi sot vendosjen e një mekanizmi që mundëson për përdoruesit, në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, të menaxhojnë më mirë kohën e kaluar në dy platformat.

Tashmë do të jetë e mundur për të patur akses në tabelën e menaxhimit, nëpërmjet parametrave, që do të mundësojnë njohjen e kohës së shpenzuar në secilin prej rrjeteve sociale që prej aparateve të ndryshme të përdorura.

Facebook do të propozojë gjithashtu një sistem alarmi, në mënyrë që përdoruesi të mund të marrë një thirrje, të konfigurueshme, përtej kohës së kaluar në platformë, si dhe një mundësi për të çaktivizuar njoftimet, veçanërisht në smartfonë.

“Ideja është që t’u mundësohet përdoruesve të menaxhojnë kohën e kaluar në Instagram dhe Facebook, në mënyrë që të jetë e qëllimshme, frymëzuese dhe pozitive. Këto funksione të reja janë menduar gjithashtu për të inkurajuar bisedën mes prindërve dhe adoleshentëve rreth zakoneve të konsumit dhe për të përcaktuar formulën më të mirë për secilin”, theksoi grupi në një komunikatë.

Themeluesi i grupit “Facebook”, Mark Zuckerberg kishte njoftuar lançimin e mekanizmave gjatë prezantimit të rezultatete në muajin shkurt, për t’iu përgjigjur akuzave për krijimin e varësisë të përdoruesve nga gjiganti i internetit.

“Të ndihmosh njerëzit të komunikojnë është më e rëndësishme se t’i shtysh të kalojnë më shumë kohë në Facebook”, theksoi Zuckerberg./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com