Për të 13-in vit radhazi në Kuç të Vlorës u mbajt takimi i brezave siç njihet atje festa e fshatit të njohur në Labëri. Të rinj e të vjetër, ata që jetojnë aty dhe të tjerë të rikthyer u bënë bashkë në organizimin që synon promovimin e potencialeve të turizmit dhe zhvillimit të zonës.
Të rinj e të vjetër u bënë bashkë në festën e Brezave në Kuç të Vlorës.
Bashkë me ta u rikthyen për të festuar edhe banorë që janë larguar nga fshati me të shkuar historike, por dhe qytetarë të Vlorës e turistë .Mes tyre edhe drejtuesit më të lartë lokalë, prefekti e kryebashkiaku i Vlorës.
Këngët polifonike, vallet popullore e humori nga të famshmit parodistë të Vlorës i dhanë gjallëri fshatit të njohur 62 km nga qyteti që shtrihet në 620 metra mbi det.
Por ky takim ishte edhe një moment reflektimi e vlerësimi për bij të zonës por edhe të huaj që vijojnë të japin kontribut për Kuçin.
Festa e Kuçit që këti vit u organizua për të 13 vit radhazi është një prej më jetëgjatave në bashkinë e re të Vlorës.
Festa vijoi deri në orët e vona, duke lënë gushtin e vitit të ardhshëm për takimin e radhës në Kuç./ATA