Hamdi Skeja është prind i një femije të sëmurë me ‘spina bifida’. Deputeti Bardh Spahija arriti ti sigurojë shtrimin, operimin dhe udhëtimin falas të femijes në Spitalin Genovas e pas kesaj, ai ka shkruar nje mesazh në faqen e tij të Facebook:
Të panjohur po me ndjenja njerëzore …
Nga Hamdi Skeja
Miq , siç e dini se kam 6 vite që rropatëm rrugëve brenda e jasht vendit për shëndetin e tim biri . Kam pasur shumë mbështetje , por kam pasur edhe zhgënjime , sepse njerëz të ndryshëm kanë përfituar duke më premtuar gjëra të mëdhaja për qëllimet e tyre.
Gjithsesi , gjithkush do të marr atë që meriton.
Sonte nuk do zgjatëm por po ju them se të panjohurit më janë bërë shumë të njohur..
Në këto kohë nga intervista ime e parë në syri.Net deri te tjetra në Fax Neës , apo nga lerta ime publike drejtuar Deputetëve për ndihmë, kam pasur një mbështetje të madhe nga persona që nuk i kam njohur kurrë, por edhe nga farefisi im , si nga të Babit edhe të Mamit ju falenderoj shpirterisht të GJITHËVE. Por , edhe njerëz nëpërmjet facebook-ut kanë dhënë një ndihmë. Ju do thoni çfarë ndodhi me deputetët ?!
-Pikërisht për këtë do shkruaj sot. Ka pasur deputet që i kanë dhuruar nga një kafe djalit, faleminderit . Të tjerë që kanë heshtur madje asnjë Telefon nuk e kanë bërë. Gjithsesi , unë e kam thënë e stërthënë disa herë. Djali im ka nevojë për para , për disa -disaaaa !
Por nga ana tjetër , ka njerëz që duan të bëjnë vepra në heshtje , pa zë, pa zhurmë, pa bujë, pa ulërima , por me shumë përzemërsi .
Ata kush janë ?! – Deputetët Z Bardh Spahia dhe znj Silvi Bardhi. E gjitha meritë e këtyre të dyve është ky udhêtim i yni drejtë Italisë .
Kam ditë që kam qënë në kontakt me të dy. Me të dy në çdo orë të ditës dhe natës. Dhe mê e veçanta se unë kurrë nuk jam ulur në një kafe me to.. Z Bardh Spahia , deputet i Parlamentit Shqiptar , kishte bërë pagesën e gjithë ekzaminimeve që do i bëhen djalit tim në një nder spitalet më të mira në Europë , spitali Gaslini në Genova. Bardhi mi dërgon dhe më thotë : çfarë të vendosin doktorrët atje pas ekzaminimeve pastaj flasim.
E paçit jetën e bardhë ! Unë kam besim te Zoti i plotëfuqishëm se Ai do t’ua shpërbleji një ditë me diell e dritë.
Ne po nisemi , pastaj Zoti e vendos çfarë do ndodhë. Edhe pse Zoti e di shumë mirë se çfarë duhet të bej!…
Por , nëse ata vendosin për operimet shteti shqiptar duhet të ngrihen në këmbë . TË GJITHË pa ngjyra politike. Por me ngjyra shpirtërore . Të gjithë bashkë do ja dalim !…
Mirë u lexofshim !