Adriatik Llapaj
NUK KA ILAÇE – O QEVERIAAA DUHEN ILAÇE
Në fillim mendova se është vonë dhe statusin ta bëja nesër që të lexohej më shumë me shpresën që dikush do i hedh dorën Ronaldo Kasaj-t e ta ndihmojë por ai nuk ka kohë, ai lufton me orët ndaj po e hedh sot këtë alarm të madh dhe të frikshëm.
Ai ka fatin e keq të përballet me Kancerin i vetëm, pa pasur para, pa pasur shtetin me vete.
Është vetëm 19 vjeç dhe në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” mjekët nuk kanë ilaçe ti bëjnë…mjekët i kanë thënë babait dhe nënës çojeni djalin jashtë se nuk ka shpëtim në Shqipëri, nuk ka ilaçe.
Prindërit janë punëtor malit me bagëti e bletë, nuk i kanë kurrë paratë për ta përballuar vetë.
Ata nesër do e nisin djalin në Itali me shpresën që populli tyre nuk do i lërë vetëm…shteti i la ata siç ka lënë mijëra të tjerë më para.
Ronaldo është vetëm 19 vjeç, ai nuk e di çështë Prodhimi Kombëtar Bruto, ai nuk e di as çfarë është borxhi publik, as çfarë është Partneriteti Publik Privat, as Konçesioni, ai do të jetojë, do ndihmë. Nuk ka ilaçe. SPITALI NUK KA ILAÇE….MUND TË JETË KUSHDO NGA NE NË VEND TË TIJ NESËR…ËSHTË E FRIKSHME.
Kush mundet ti ndihmojë të kontaktoj babain e tij z.Shemedin Kasaj +355684638855.
SHPËRNDAJE/NDIHMOJE!