Valon Berisha iu ka bashkuar skuadrës së famshme italiane Lazio nga Red Bull Salzburgu.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës pati një vit mjaft të mirë në Austri për tu blerë nga Lazio.
Për transferimin e tij më së shumti ka insistuar drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.
E Berisha tani është prezantuar si futbollist i ri i Lazios, ku ka marrë fanellën me numrin shtatë.
Tare ka folur fjalë të mëdha për reprezentuesin e Kosovës, ku është i bindur se do ta nderojë fanellën e Lazios.
“Për mua është një kënaqësi e madhe të prezantoj Berishën. Nuk e kam fshehur admirimin tim për të”.
“Ka diçka që prezanton shpirtin e klubit tonë. Ai është një luftëtar, një lojtar që nuk dorëzohet kurrë. Jam vërtet shumë i lumtur që ka ardhur te Lazio. Mendoj dhe besoj se do ta nderojë këtë fanellë”, ka thënë Tare.
Përveç Valon Berishës, te Lazio janë edhe dy shqiptarët tjerë Riza Durmishi e Thomas Strakosha.