Rreth 300 priftërinj të Kishës Katolike në Pensilvani kanë abuzuar seksualisht më shumë se 1000 fëmijë. Ky skandal është mbajtur i fshehtë nga Kryepeshkopi i Washington-it, i cili vazhdimisht e ka mbuluar abuzimin.
Dje në Gjykatë teksa analizohej çështja kanë dalë në dritë detaje të tmerrshme të abuzimeve. Priftërinjët i mbushnin gojët e fëmijëve me ujë të bekuar për t’i “pastruar” pasi i kishin detyruar ata që to bënin seks oral. Ndërsa në një nga rastet fëmija është detyruar që të pozojë si Jezusi, teksa prifti i bëntë foto pornografike.
Raporti është i gjatë rreth 800 faqe dhe flet për 300 priftërinj të ndarë në 6 dioqeza, ku abuzonin fëmijët. Këta të fundit ishin të detyruar nga priftërinjtë edhe që të prodhonin material pornografik, duke filluar që nga mesi i viteve 1950.
Numri real i fëmijëve të abuzuar mund të kalojë të 1000-tat, por ende nuk dihet, duke qene se kjo çështje është mbajtur në hije prej shumë kohësh dhe viktimat kanë pasur frikë që të flasin.
Sipas raportit shumica e viktimave janë djem. Ndërsa kisha e ka mbuluar abuzimin duke e konsideruar thjesht si “lojë fëmijësh.”/korrieri