Djepi i pesimizmit është evidentuar në tru. Kjo është pjesa e quajtur nyja që lidhet me vendimet negative.
Studimi, i publikuar në revistën Neuron, të nënshkruar nga grupi në “Massachusetts Institute of Technology” (MIT) drejtuar nga Ken-Ichi Amemori dhe Satoko Amemori, mund të ndihmojë për të kuptuar origjinën e depresionit dhe ankthit tek personat që kanë probleme neuropsikiatrike dhe për të zhvilluar trajtime të reja të mundshme.
Studimi është pjesë e një projekti kërkimor në qarqet nervore që kontrollojnë emocionet, veçanërisht ato që lidhen me analizën e kostove dhe avantazheve në zgjedhje.
Studiuesit kanë vërejtur tek minjtë e laboratorit , se stimulimi i këtij pjese të trurit krijon një efekt paralizues, duke tkurrur aftësinë e tyre për të marrë vendime.
Një situatë që zgjat edhe një ditë pas stimulimit të kesaj pjese të trurit.
“Ne kemi vërejtur që stimulimi i bërthamës caudate i bën kafshët më hezituese duke i shtyre ato të mbivlerësojnë shpenzimet kundrejt përfitimeve që mund të kenë në veprimet e tyre”, theksojnë studiuesit.
Hapi tjetër i studimit do të vlerësohet me anë të teknikave të imazherisë, nga rezonanca magnetike, veprimtaria e bërthamës caudate dhe lidhjet me sistemin limbik, djepi i emocioneve, tek personat që vuajnë nga depresioni dhe ankthi. /atsh