Avokat Spartak Ngjela dje ka shpërndarë një status në faqen e tij në Facebook, por shumë shpejt është penduar dhe e ka fshirë.
Mesazhi i Ngjelës i drejtohej Edi Ramës dhe Sali Berishës, për “frikën” që i ka kapur nga vettingu. Madje edhe sot, Ngjela ka bërë të njëjtën gjë. Pasi ka shkruar një status për ndarjen e Kosovës, brenda disa minutash, artikullin e ka fshirë.
Me këto veprime Ngjela u bë lajm në rrjetet sociale por sakaq shpjegon ç’ka ndodhur.
“ Të më falin lexuesit… statusin e fundit u detyrova ta hiqja… sepse një defekt në linjë më kishte ngatërruar të gjithë tekstin.
Gjëra që ndodhin… Do ta ripostoj nesër të riformuluar …”, shkruan Ngjela ne sqarimin e tij.