Një urë e re spektakolare, e mbështetur nga dy duar gjigande betoni dhe që gjarpëron në 1 400 metra lartësi mbi pyjet në qendër të Vietnamit, një vepër e përuruar në qershor është kthyer në një nga atraksionet kryesore turistike të vendit.
‘’Ura e artë (Cau Vang në gjuhën vietnameze) shtrihet në lartësinë 150 metra. E konceptuar për t’i krijuar përshtypjen turistëve sikur po shëtisin mbi një byrzylyk floriri, duke ofruar një pamje mahnitëse mbi kodrinat me pyje.
Në lartësinë 150 metra, ura gjarpëron përmbi pyje, në malet që së pari u zhvilluan nga kolonizatorët francezë, si një stacion malor në vitin 1919.
Sot, zona është një atraksion i madh për turistët, ka teleferikë, një replikë të një fshati mesjetar francez, përfshirë kështjella e katedrale, kopshte të kuruara mirë dhe një muze skulpturash dylli, ku nuk mungon Lady Gaga dhe Michael Jordan.
Vietnami në fakt është i famshëm për atraksione të ngjashme. Një instalacion në formën e një reje kristali, me 58 mijë gurë “Swarovski”, është ngritur në kodrinat e mbjella me oriz në Vjetnamin verior, ndërsa hoteli surreal “Crazy House”, në Da Lat, tërheq prej kohësh mijëra vizitorë kuriozë.
Një shekull më pas ky vend është shndërruar në një nga atraksionet kryesore të turizmit vietnamez./atsh