Banorët e fshatit Zvirinë në Korcë prej disa ditësh po jetojnë me frikë për shkak të hajdutëve.
Mësohet se brenda pak ditësh janë vjedhur arkat e 3 kishave dhe 5 banesa emigrantesh në fshatin Zvirinë.
Hajdutët kanë hyrë përmes dritareve në dy prej kishave ndërsa në kishën e Shën e Premtes kanë hapur me mjete të sofistikuara derën.
Nuk dihen vlerat monetare të përvetësuara, ndërkohë që sipas banorëve dhe priftit të fshatit fenomeni është i përsëritur. Deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar.