Ekziston ne Greqi, ajo qe njihet si “Pema e dëshirave”. Eshte e vendosur në ishullin piktoresk Antipaxos dhe është nder shekuj një atraksion turistik, pasi çdo vit qindra persona shkojnë aty dhe largohen duke lënë pas e duke i besuar asaj dëshirat e tyre që ata shpresojnë t’u realizohen.
Vizitorët e plazhit Vrika në Antipaxos duan të prekin pemën magjike të dëshirave dhe të shkruajnë dëshirat e tyre në një guralec të bardhë.
“Pema e famshme e dëshirave është një pemë e mrekullueshme me degë që prekin rërën e bardhë të plazhit të vogël të Vrikës”, tha për agjencinë e lajmeve të Athinës, nënkryetari i Bashkise Giorgos Lichnos.
Lichnos tha se pema e vjetër mbart një magji unike që tërheq turistët ose ta prekin, ose ta fotografojnë ose të shkruajnë dëshirat e tyre mbi guralecët e bardhë dhe t’i lënë në rrënjët dhe degët e saj.
Një i moshuar i zones, i tha agjencise se lajmeve greke ANA se “pema e dëshirave” ose “pema e falenderimit”, siç e quanin vendasit, gjithmonë kishte magjinë e vet dhe vajzat e fshatit kërkonin që të gjenin permes saj dashurinë e vërtetë.