Loading...

Shqiptari thirrte me zë të lartë djalin nëpër shkallë, kap për flokësh komshien, grushton të shoqin sepse donin qetësi

Ka degjeneruar në dhunë sherri mes një shqiptari dhe një familje italianësh në Milano. E mesa duket shkak është bërë zhurma e padurueshme që shqiptarët ishin duke bërë teksa po transportonin plaçkat, pasi ishin duke u shpërngulur nga ajo banesë në një tjetër.

Sipas mediave italiane shqiptari 46 vjecar në mënyrë të pandërprerë i thërriste me zë të lartë të birit, teksa e udhëzonte për transportimin e orendive.

Por kjo duket ka bezdisur fqinjët e tij, pasi zonja nga hyrja tjetër doli dhe kërkoi të mbanin qetësi. Shqiptari nuk ia përtoi e shtyu dhe i tha të shihte punët e saj dhe të futej brenda.

Por gruaja nuk e la me kaq, por iu ankua burrit, i cili doli të ankohej te shqiptari. Kaq ka mjaftuar që të plaste sherri, shqiptari e kapi 75 vjecarin italian dhe i këputi një grusht. Ai u rrëzua duke përplasur keq kokën dhe tashmë ndodhet në rrezik për jetën në spital, kurse shqiptari përfundoi pas hekurave.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com