Loading...

Shqipëria nis strehimin e refugjatëve afrikanë, vijnë 20 të parët nga Italia

Nuk hapi kampe, por qeveria shqiptare ka vendosur t’i shkojë deri në fund dëshirës për të pritur emigrantë afrikanë. Nuk ka humbur kohë dhe menjëherë sapo në Itali ka plasur debati për një anije me 150 emigrantë e cila mbahet e bllokuar në portin e Palermos, qeveria e Tiranës bën protagonistin.

Me kërkesë të qeverisë shqiptare, vendi ynë ka kërkuar të strehojë 20 refugjatë nga 150 që ndodhen në anijen e bllokuar në portin e Catanias. Është ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati që me anë të një postimi në Tëitter konfirmon vendimin. Sipas tij Italia na shpëtoi dje, ndërsa sot jemi gati të japim një dorë, por shton ai ne nuk mund të zëvendësojmë Evropën.

“Ne nuk mund të zëvendësojmë Evropën, por jemi gjithnjë këtu, nga ana tjetër e një deti, ku dikur ishin ne ata eritreanët, që vuajnë prej ditësh e netësh në mes të detit, në pritje që të zgjohet Evropa! Dje Italia na shpëtoi. Sot jemi gati të japim një dorë” – shkruan Bushati në Tëitter në gjuhën italiane.

Anija me 150 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut prej disa ditësh është e bllokuar në portin e Catania-s. Vetëm 17 prej tyre janë lejuar të zbresin për shkak të gjendjes shëndetësore. Për të tjetër qeveria italiane ka mbyllur derën. Kjo futur në krizë qeverinë italiane dhe BE-në. Kaq i ka mjaftuar Ramës për të bërë protagonistin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com